Alternative flash content

You need to upgrade your Flash Player

Get Adobe Flash player

  • Shqip
  • English
Rreth UNMIK/KosovësLidhjetHarta e Faqes
  • Dogana
    • Vendndodhjet dhe Oraret
    • Proçedurat e Import/Eksportit
      • Import
      • Eksport
    • Regjimet Doganore
      • Regjimi i Lejimit të Përkohshem
      • Regjimi i Përpunimit Aktiv
      • Regjimi i Përpunimit Pasiv
      • Regjimi Magazanimit Doganor
      • Tranziti
      • Regjimi i Përpunimit nën Kontrollin Doganor
      • Regjimi i Magazinimit të Përkohshëm
    • Vlerësimi Doganor
    • Rregullat e Origjinës
    • Marrëveshjet e Tregëtisë së Lire
  • Lejet dhe Liçensat
  • Rregullat Sanitare, Fitosanitare dhe Veterinare
    • Rregullat Sanitare
    • Rregullat Fitosanitare
    • Rregullat Veterinare
  • Rregullat Teknike
  • Policia Kufitare
    • Proçedurat e Lejeve të Punës
    • Kërkesat Për Vizë
  • Regjimet Tregëtare
  • Prokurimi Publik
Joomla Slide Menu by DART Creations
Shko te
Faqja e Portalit
Kërko Informacion


Kontakte
Sekretariati CEFTA
Shqipëria
Bosnje Hercegovina
Kroacia
Maqedonia
Moldavia
Mali i Zi
Serbia
UNMIK/Kosova

Rreth UNMIK/Kosovës

Print | E-mail
Republika e Kosovës shtrihet në qendër të Gadishullit të Ballkanit me siperfaqe. prej  10,908 km². Kufizohet me Maqedoninë në jug, me Shqipërinë ne jugperëndim, me Serbinë në verilindje, dhe me Malin e Zi në veriperëndim. Shtrirja gjeografike në qender të gadishullit ballkanik Republikës së Kosovës i jep rendësi të vacant gjeostrategjike dhe ekonomike, pasiqe sherben si një udhkryqe i rendësishem për vendet e rajonit dhe paraqet nyje të rëndësishme të lidhjes midis, Evropës së Mesme dhe asaj Jugore Detit Adriatik dhe Detit të Zi.

Lokacioni: Republika e Kosovës shtrihet në qender të ballkanit, në jug kufizohet nga Maqedonia, në perendim dhe jug – perendim më Shqiperinë, në verilindje më Serbin dhe në veriperendim me Malin e Zi.

Kufiri:
Gjatësia totale e kufijve është 707,7 km.
Kufiri me shtetet fqinjë: Shqipërinë është 111,8 km; Maqedonin 158,7, Main e Zi 78,6 dhe me Serbin 351,6

Territori:
Total prej 10,908 km²
53% fusha shumë të përshtatshme për zhvillim të bujqësisë dhe 39% malet të përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë dhe të turizmit.

Klima: Klima në Kosovë është e mesme kontinentale me verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë

Popullsia: 2207896 vlerësim

Struktura etnike përbërë nga rreth 92% Shqiptarë, 5,3% Serb, 2,7% grupe tjera etnike (turq, romë,ashkali egjiptian).
Sipas vlerësimeve 70 % e popullsisë është nën moshën 35 vjeqare dhe konsiderohet të ketë popullsinë më të re në Evropë.

Religjioni:
Rreth 90% musliman, 10% të krishter katolik dhe ortodoks

Politikat prioritare të Qeverisë: Ndertimi i institucioneve demokratike të përkushtuara për një Kosovë ekonomikisht e qëndrueshme dhe një shoqëri multi-etnike, në rrugën e saj drejt Integrimit Evropian, përmbushja e standardeve më të larta të përgjegjësisë dhe tansparencës, është synimi kryesor i Qeverisë së Republikës se Kosovës. Në këtë drejtim, Qeveria e Republikës se Kosovës paraqet prioritetet e shprehura si me poshtë:
  • rritja ekonomike
  • qeverisja e mire dhe sundimi i ligjit
  • zbutja e varfërisë dhe stabiliteti social.
Synim i Qeverisë është që këto prioritete të jenë të përballueshme dhe të qëndrueshme në aspektin fiskal. Këto prioritete përbëjnë platformën e punës së kabinetit Qeveritar. Përcaktimi i politikave prioritare dëshmon përkushtimin e fuqishëm dhe seriozitetin e Qeverisë për të filluar menjëherë me adresimin e çështjeve më prioritare dhe sfiduese për zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës.

Në fushën e jashtme, si dhe të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar,
Qeveria e Kosovës do të jetë e angazhuar në: përshpejtimin e procesit të njohjes ndërkombëtare të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, anëtarësimin e plotë të vendit në organizatat dhe institucionet kryesore politike, ekonomike dhe financiare ndërkombëtare.
Vlenë të theksohet se Republika e Kosovës është njohur nderkombtarisht nga 75 vende te botës si dhe është pranuar anëtar me të drejta të barabarta në Fondin Monetar Nderkombëtar dhe Bankën Botërore
 

Copyright © 2010 CEFTA. Legal Notice


* This designation is without prejudice to positions on status, and is in line with UNSC 1244 and the ICJ Opinion on the Kosovo* declaration of independence.