Alternative flash content

You need to upgrade your Flash Player

Get Adobe Flash player

  • Shqip
  • English
Rreth UNMIK/KosovësLidhjetHarta e Faqes
  • Dogana
    • Vendndodhjet dhe Oraret
    • Proçedurat e Import/Eksportit
      • Import
      • Eksport
    • Regjimet Doganore
      • Regjimi i Lejimit të Përkohshem
      • Regjimi i Përpunimit Aktiv
      • Regjimi i Përpunimit Pasiv
      • Regjimi Magazanimit Doganor
      • Tranziti
      • Regjimi i Përpunimit nën Kontrollin Doganor
      • Regjimi i Magazinimit të Përkohshëm
    • Vlerësimi Doganor
    • Rregullat e Origjinës
    • Marrëveshjet e Tregëtisë së Lire
  • Lejet dhe Liçensat
  • Rregullat Sanitare, Fitosanitare dhe Veterinare
    • Rregullat Sanitare
    • Rregullat Fitosanitare
    • Rregullat Veterinare
  • Rregullat Teknike
  • Policia Kufitare
    • Proçedurat e Lejeve të Punës
    • Kërkesat Për Vizë
  • Regjimet Tregëtare
  • Prokurimi Publik
Joomla Slide Menu by DART Creations
Shko te
Faqja e Portalit
Kërko Informacion


Kontakte
Sekretariati CEFTA
Shqipëria
Bosnje Hercegovina
Kroacia
Maqedonia
Moldavia
Mali i Zi
Serbia
UNMIK/Kosova

Procedurat e Importit

  • print
  • print

Procedurat e Importit

Të gjithë personat (fizik apo juridik) të interesuar për të importuar mallra në Kosovë duhtet te respektojne procedurat e importit të vendosur nga Doganen e Kosovës.
Procedura të rregulluar më:

• Kodin Doganor dhe të Akcizave
• Ligjin për tregtinë nderkombëtare
• Udhzimin administrative nr. 01/2011

Dokumentet e kerkuara per importin e mallrave

Nga Dogana e Kosovës këkohen dokumentet e meposhtme:

Deklarata unike doganore (DUD)

Deklarata Unike Doganore (DUD), deklarata e importit te mallit është formular zyrtarë i leshuar nga Doganat e Kosovës. Mund të merret në të gjitha degët e Doganës së Kosovës. Të gjitha subjektet qofshin ato fizik apo juridke të cilat importojnë mall në Kosovë për qellim të tregëtisë duhet ta deklarojnë atë mall duke plotësuar formularin DUD.

Fatura e mallit

Fatura e mallit, lëshohet nga entiteti shitës jashtë vendit. Fatura duhet të këtë elementet bazë të transaksionit të shitblerjës, si:

a) datën e transaksionit,
b) datën e levrimit të mallit,
c) emrin dhe adresën e saktë të blerësit në kosovë,
d) emrin dhe adresen e saktë të shitësit jashtë vendit,
e) numrin e njësive apo paketimeve, përshkrimin e saktë të mallit, sasinë,
f) cmimin për njësi dhe vlerën totale të transaksionit,
g) zbritjet në cmime dhe firot gjatë transportimit.

Nëse fatura e shitjës nuk ka të perfshirë ndonjë element nga këto të përmendura me lartë atëhere ajo mund te refuzohet nga organet doganore kosovare ose mund të krijojë shkak për dyshime dhe hetime të metejshme. Doganat e Kosovës kane të drejten e kryerjes se verifikimeve dhe hetimeve pas zhdoganimit dhe kanë te drejtën të rivleresojne dëtyrimet doganore të importit në bazë të këtyre verifikimeve.

Certifikata e origjines

Certifikata e orgjines (Certifikata EUR 1), nuk është i dëtyrueshëm në rast të importit të mallrave, përjashtuar rastet kur mallrat e importuara janë të përfshira në listat përkatëse të skemave të ndryshme të përfitimeve tarifore preferenciale (neni 31 Kodi Doganor i Kosovës). Në rastet e tilla për tu trajtuar në bazë të këtyre preferencave ju duhet patjeter të jeni të pajisur me këtë certifikate, të lëshuar nga instuticionet e kompetente prane cdo vendi bazë të origjinës.

Dokumentet e eksportit  nga vendi i nisjes dhe transitit

Certifikatat veterinare dhe fitosanitare

Certifikatat veterinare, sanitare dhe fitosanitare, në rast importit të mallrave me origjinë shtazore dhe bimore si dhe nënprodukteve te tyre, atëhere është  e dëtyrueshme shoqerimi i mallit me certifikatat perkatese veterinare, sanitare dhe fitosanitare. Për të shkarkuar certifikaten përkatëse klikoni më poshtë.

Licensat e importit

Licensat e importit, importi drejt Kosovës nuk i nenshtrohet ndonje license sepse tregu është i hapur dhe lirë. Megjithatë në raste të vecanta si për naftë, derivate të naftës dhe gazrave tjera importi është i kufizuar më licencë dhe për të importuar produktet në fjalë bizneset duhet të pajisen me licensen përkatëse. Për me tepër në lidhje me këtë referojuni linkut http://www.mti-ks.org/?cid=1,400 .

Kontakti

Doganat E Kosoves
Bulevardin "Bill Clinton" p.n. në Prishtinë
Tel:  +381 (0)38/540-350;
        +381 (0)/541-032; 
        +381 (0)/541-030
Last modified on Monday, April 16 2012 15:24
Read 12814 times
back to top

Copyright © 2010 CEFTA. Legal Notice


* This designation is without prejudice to positions on status, and is in line with UNSC 1244 and the ICJ Opinion on the Kosovo* declaration of independence.