Alternative flash content

You need to upgrade your Flash Player

Get Adobe Flash player

  • Shqip
  • English
Rreth UNMIK/KosovësLidhjetHarta e Faqes
  • Dogana
    • Vendndodhjet dhe Oraret
    • Proçedurat e Import/Eksportit
      • Import
      • Eksport
    • Regjimet Doganore
      • Regjimi i Lejimit të Përkohshem
      • Regjimi i Përpunimit Aktiv
      • Regjimi i Përpunimit Pasiv
      • Regjimi Magazanimit Doganor
      • Tranziti
      • Regjimi i Përpunimit nën Kontrollin Doganor
      • Regjimi i Magazinimit të Përkohshëm
    • Vlerësimi Doganor
    • Rregullat e Origjinës
    • Marrëveshjet e Tregëtisë së Lire
  • Lejet dhe Liçensat
  • Rregullat Sanitare, Fitosanitare dhe Veterinare
    • Rregullat Sanitare
    • Rregullat Fitosanitare
    • Rregullat Veterinare
  • Rregullat Teknike
  • Policia Kufitare
    • Proçedurat e Lejeve të Punës
    • Kërkesat Për Vizë
  • Regjimet Tregëtare
  • Prokurimi Publik
Joomla Slide Menu by DART Creations
Shko te
Faqja e Portalit
Kërko Informacion


Kontakte
Sekretariati CEFTA
Shqipëria
Bosnje Hercegovina
Kroacia
Maqedonia
Moldavia
Mali i Zi
Serbia
UNMIK/Kosova

Regjimi i Perpunimit te Jashtem

  • print
  • print

Legjislacioni

Regjimi e përpunimit të jashtëm është I rregullar me Kodin Doganor dhe i Akcizes së Kosovës, respektivishtë Neni 148 deri 164. Kodit Doganor dhe Akcizes i Kosovës është i publikuar në website të Doganave të Kosovës në Shqip dhe Anglisht https://dogana.rks-gov.net

Subjekt

Procedura e përpunimit të jashtëm, nenkupton lejimin e mallrave kosovare të eksportohen përkohësisht nga Kosova me qëllim që t’iu nënshtrohen operacioneve përpunuese dhe produktet që dalin si rezultat i këtyre operacioneve, të vendosen në qarkullim të lirë, me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit. Regjimi i perpunimit te jashtem rregullohet sipas Neni 148 deri 164 Kodi Doganor i Kosoves

Eksportimi i përkohshëm i mallrave kosovare sjell zbatimin e detyrimeve të eksportit, të masave të politikës tregtare dhe të formaliteteve tjera për daljen e mallrave kosovare nga Kosova.  Mallra në eksport të përkohshëm,  nënkupton mallrat e vendosura nën procedurën e përpunimit të jashtëm;

b) Operacionet e përpunimit, nënkupton operacionet e përmendura në nenin 118 (2) (c) në  rastin e parë, të dytë dhe të tretë;
c) Produkte kompensuese, nënkupton të gjitha produktet e përfituara si rezultat operacioneve të përpunimit;
d) Përqindja e përpunimit, nënkupton sasinë apo përqindjen e produkteve kompensuese të përfituar nga përpunimi  i një sasie të caktuar mallrash eksporti të përkohshëm.

Procedura

Procedura e përpunimit të jashtëm nuk do të lejohet për mallrat kosovare: eksportimi i të cilave sjell si pasojë kthimin ose shuarjen e detyrimeve të importit; të cilat, para eksportit, janë lëshuar në qarkullim të lirë me përjashtim  të plotë nga detyrimet e importit, për arsye të përdorimit të tyre të veçantë, për aq kohë derisa të vazhdojnë të ekzistojnë kushtet për dhënien e një përjashtimi në fjalë.

Autorizimi

Autorizimi për të shfrytëzuar procedurën e përpunimit të jashtëm lëshohet me kërkesë të personit që bën organizimin dhe kryerjen e operacioneve të përpunimit. Autorizimi jepet vetëm: 

- për persona të vendosur në Kosovë; 
- kur konsiderohet se është e mundur të konstatohet që produktet kompensuese janë përfituar nga përpunimi i mallrave përkohësisht të eksportuara; dhe  
- kur autorizimi për shfrytëzimin e procedurës së përpunimit të jashtëm nuk ka për pasojë cenimin e interesave thelbësore të përpunuesve kosovarë (kushtet ekonomike). 

Periudha e ri-importit të mallrave kompenzuese

Dogana përcakton afatin brenda të cilit produktet kompensuese duhet të ri-importohen në Kosovë. Ky autoritet mund ta vazhdojë këtë afat, me kërkesë të arsyetuar bindshëm nga ana e shfrytëzuesit të autorizimit.

Metoda për përcaktimin e normes se perpunimit

Dogana përcakton normën e përpunimit për këtë operacion ose kur është e nevojshme, metoda e përcaktimit të kësaj norme.
Përjashtimi i plotë ose i pjesshëm nga detyrimet e importit i parashikuar me nenin 154 (1) jepet vetëm kur produktet kompensuese që janë deklaruar për vendosje në qarkullim të lirë në emër ose për llogari të: 

a) Shfrytëzuesit të autorizimit ose 
b) Çdo personi tjetër të vendosur në Kosovë, me kusht që të ketë marrë pëlqimin e shfrytëzuesit të autorizimit dhe kushtet e autorizimit të jenë plotësuar.

Përjashtimi i plotë ose i pjesshëm nga detyrimet e importit të parashikuara me nenin 154 nuk jepet kur një nga kushtet apo obligimet lidhur me procedurën e përpunimit të jashtëm nuk është plotësuar, me përjashtim të rastit kur konstatohet se këto mangësi nuk kanë pasoja domethënëse në funksionimin e duhur të procedurës në fjalë.

Përjashtimi i plotë apo i pjesshëm nga detyrimet e importit, i parashikuar me nenin 148 zbatohet, duke zbritur nga shuma e detyrimeve të importit që duhen paguar për produktet kompensuese të vendosura në qarkullim të lirë, shumën e detyrimeve të importit që do të duhej të paguheshin në të njëjtën datë, mbi mallrat përkohësisht të eksportuara, nëse ato do të ishin importuar në Kosove, nga vendi ku i janë nënshtruar përpunimit ose operacionit të fundit të përpunimit. 

 Shuma e zbritur sipas paragrafit 1, llogaritet në varësi të sasisë e te natyrës së mallrave në fjalë, në datën e pranimit të deklaratës që i vendos ato nën procedurën e përpunimit të jashtëm dhe në bazë të elementeve tjera të taksimit, të zbatueshme mbi këto mallra në datën e pranimit të deklaratës së vendosjes në qarkullim të lirë të produkteve kompensuese. 

Si vlerë e mallrave përkohësisht të eksportuara llogaritet ajo që merret parasysh për këto mallra për përcaktimin e vlerës doganore të produkteve kompensuese në përputhje me nenin 36 ose, nëse vlera nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë, merret ndryshimi midis vlerës doganore të produkteve kompensuese dhe shpenzimeve të përpunimit të përcaktuar me mjete të arsyeshme.

Kontakti

Doganat e Kosovës
Bulevardin "Bill Clinton" p.n. në Prishtinë
Tel:  +381 (0)38/540-350
        +381 (0)38/541-032
        +381 (0)38/541-030
Last modified on Friday, June 15 2012 18:07
Read 14199 times
back to top

Copyright © 2010 CEFTA. Legal Notice


* This designation is without prejudice to positions on status, and is in line with UNSC 1244 and the ICJ Opinion on the Kosovo* declaration of independence.