Alternative flash content

You need to upgrade your Flash Player

Get Adobe Flash player

  • Shqip
  • English
Rreth UNMIK/KosovësLidhjetHarta e Faqes
  • Dogana
    • Vendndodhjet dhe Oraret
    • Proçedurat e Import/Eksportit
      • Import
      • Eksport
    • Regjimet Doganore
      • Regjimi i Lejimit të Përkohshem
      • Regjimi i Përpunimit Aktiv
      • Regjimi i Përpunimit Pasiv
      • Regjimi Magazanimit Doganor
      • Tranziti
      • Regjimi i Përpunimit nën Kontrollin Doganor
      • Regjimi i Magazinimit të Përkohshëm
    • Vlerësimi Doganor
    • Rregullat e Origjinës
    • Marrëveshjet e Tregëtisë së Lire
  • Lejet dhe Liçensat
  • Rregullat Sanitare, Fitosanitare dhe Veterinare
    • Rregullat Sanitare
    • Rregullat Fitosanitare
    • Rregullat Veterinare
  • Rregullat Teknike
  • Policia Kufitare
    • Proçedurat e Lejeve të Punës
    • Kërkesat Për Vizë
  • Regjimet Tregëtare
  • Prokurimi Publik
Joomla Slide Menu by DART Creations
Shko te
Faqja e Portalit
Kërko Informacion


Kontakte
Sekretariati CEFTA
Shqipëria
Bosnje Hercegovina
Kroacia
Maqedonia
Moldavia
Mali i Zi
Serbia
UNMIK/Kosova

Kërkesat Teknike

  • print
  • print

Legjislacioni

Me kërkesa teknike përcaktohen detyrimet për personat juridikë dhe fizikë që vendosin produktet në treg ose në përdorim, që ato produkte mos të jenë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njeriut, tё jenё tё padëmshme për konsumatorin, mjedisin dhe pasurinë, dhe kushtet tjera të parashikuara me anë të kërkesave teknike zbatimi i të cilave është i detyruar dhe në vazhdimësi.

Autoritetet përkatëse, në pajtim me Ligjin nr. 02/L-20, nxjerrin rregulla teknike me të cilat përcaktohen kërkesat teknike për produkte ose grupin e produkteve si dhe përcaktohen procedurat e vlerësimit të konformitetit me qëllim të:

• Sigurisë së produkteve,
• Mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve, shtazëve dhe bimëve,
• Mbrojtjes së mjedisit,
• Mbrojtjes së konsumatorit dhe shfrytëzuesve tjerë,
• Mbrojtjes së pasurisë ose
• Mbrojtjes së interesave tjera të përgjithshme.

Standarti i Kërkesave Teknike

Rregullat teknike nxirren me qëllim të harmonizimit të legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së në fushën teknike. Me rastin e nxjerrjes së rregullave teknike duhet të merren parasysh parimet ndërkombëtare dhe obligimet e marra nga marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe me qëllim të eliminimit të pengesave teknike në tregti.

Konsiderohet që produkti është në harmoni me rregullat teknike nëse i përgjigjet kërkesave të standardeve të përcaktuara në Kosovë të cilat janë adaptuar në harmoni me standardet Evropiane.

Procedurat e Vlerësimit të Konformitetit

Me Rregulla teknike përcaktohen kërkesat teknike dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit që duhet plotësuar produktet përpara se personat fizik apo juridik t’i vendosin në treg dhe/ose përdorim dhe të:

• Sigurojë zbatimin e procedurave të vlerësimit të konformitetit me kërkesat e përcaktuara teknike,
• Nxjerrë, apo sigurojë deklaratën e konformitetit, vërtetimin ose ndonjë dokument tjetër për konformitetin (këtu e tutje:dokumentin për konformitetin),
• Kompletojë dhe ruaj dokumentacionin teknik në madhësinë, formën dhe afatet e përcaktuara,
• Bëjë shënjimin sipas dispozitave për shenjat e konformitetit.

Me rregulla teknike përcaktohet procedura e vlerësimit të konformitetit për çdo grup produktesh.
Për vlerësimin e konformitetit zbatohet njëra nga procedurat vijuese ose kombinimi i tyre:

• Vlerësimi konformitetit nga prodhuesit e produktit,
• Vlerësimin e konformitetit të produktit të cilin e kryen organi për vlerësimin e konformitetit nga një mostër e marrë në treg ose nga procesi i prodhimit,
• Menaxhimi me sistemin për sigurimin e kualitetit gjatë procesit të prodhimit,
• Vërtetimi i konformitetit dhe zbatimi i mbikëqyrjes mbi sistemin e menaxhimit të sigurimit të kualitetit gjatë procesit të prodhimit, të cilin e zbaton organi për vlerësimin e konformitetit.

Dokumentat

Ligji nr. 02/L-20

Kontakti

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Rr.”Muharrem Fejza”, p.n Lagjja e Spitalit,
10000 - Prishtinë / Republika e Kosovës
Tel:    + 381(0) 38 512 059
          + 381(0) 38 512 133
Faks: + 381(0) 38 512 798
Last modified on Friday, June 15 2012 18:29
Read 15330 times
back to top

Copyright © 2010 CEFTA. Legal Notice


* This designation is without prejudice to positions on status, and is in line with UNSC 1244 and the ICJ Opinion on the Kosovo* declaration of independence.